Transferimi i Milot Rashicës te Norwich City në Premierligë nuk është vetëm për të ose familjen e tij, por për vendin e tij, Kosovën.
“Rashica është pjesë e një gjenerate të talenteve të futbollit nga Kosova. Ai përfaqëson Kosovën, që për herë të parë morën pjesë në vitin 2016 në kualifikimet për Kupën e Botës” – thuhej në artikullin e Pinkun, një media lokale në Norwich.
Rashica zbuloi të enjten se kishte folur me Granit Xhakën dhe Xherdan Shaqirin para transferimit të tij në verë në Angli. Dyshja kanë prejardhje kosovare dhe Rashica e di se çfarë do të thotë në vendlindjen e tij ta shikosh atë të luajë në Premier League.
“Është një histori e madhe në Kosovë. Ata janë shumë të ngazëllyer. Edhe në Mbretërinë e Bashkuar kam pasur një mikpritje të ngrohtë nga shumë njerëz kosovarë dhe shqiptarë në Norwich ose Londër. Mendoj se udhëtimi im është pak më ndryshe, sepse unë fillova në Kosovë dhe më pas nga Liga e Kosovës u transferova në Holandë dhe më pas në Gjermani. Por gjithçka që kam pasur gjatë rrugës dhe gjithçka që ka ndodhur në të kaluarën thjesht më bën më të fortë dhe unë jam shumë i lumtur dhe shumë krenar për vendin tonë” – u shpreh Rashica.
“Kjo është ajo që na jep mbase një mentalitet të fortë pune dhe të jemi të fortë mendërisht. Kjo është një gjë e veçantë për ne, sepse kurrë nuk harrojmë nga kemi ardhur. Ne gjithmonë ia kujtojmë vetes. Ne shikonim ekipe të tjera kombëtare dhe lojtarë të tjerë, por tani ju mund të shihni fëmijët atje kanë emrat tanë në fanella. Kur ne luajmë si një ekip kombëtar askush nuk punon atje. Të gjithë duan të shkojnë në stadium ose diku për të parë ndeshjen. Kjo na bën shumë të lumtur dhe shumë krenarë” – u shpreh Rashica. /Gazeta Express/