Drejtori sportiv i Norwich Cityt, Stuart Webber e kishte konfirmuar në fund të sezonit 2022/23 se me shumë gjasë Milot Rashica do të shitej, por ende nuk është finalizuar ndonjë lëvizje.
Por interesi në yllin kosovar ekziston, duke përfshirë këtu Galatasarayn si dhe rivalin e tij Fenerbahcen, ndërsa së fundmi është përmendur edhe interesimi nga Besiktasi.
Kjo gjë u konfirmua mbrëmë nga vetë gjiganti turk, i cili përmes një komunikate në faqen zyrtare e konfirmoi se ka filluar bisedimet me Norwich Cityn për Rashican.
Tani Rashica ka mbërritur në Stamboll, për ta finalizuar transferimin e tij te Besiktasi. Ylli kosovar u prit ngrohtë nga tifozët turk dhe këtë gjë më së miri e tregon videoja më poshtë.
Milot Rashica’dan ilk üçlü. pic.twitter.com/0mZ2jy3erG
— Emirhan (@newbesiktas) August 15, 2023