Marcus Rashford ka thënë se ai nuk është ndjerë në asnjë moment më krenar se sa duke e përfaqësuar Anglinë në Euro 2020 dhe shtoi se ai kurrë nuk do të kërkojë falje pasi iu nënshtrua abuzimeve të shumta raciste pasi e humbi penalltinë në ndeshjen finale të Euro 2020 kundër Italisë.
Skuadra e Gareth Southgate u mposht 3-2 pas goditjes së penalltive në finalen e Euro 2020, me Rashfordin, Jadon Sanchon dhe Bukayo Sakan që i humbën penalltitë, duke bërë që treshja të marrë mesazhe dhe fyerje raciste në rrjetet sociale, përcjellë KosovaPress.
“Unë nuk di as nga të filloj dhe nuk di as të them me fjalë se si ndihem në këtë kohë,” shkroi Rashford në në llogaritë e tij në rrjetet sociale. “Unë kam pasur një sezon të vështirë, mendoj se kjo ishte e qartë për të gjithë dhe unë ndoshta shkova në atë finale me mungesë besimi.”
“Gjithmonë jam ndjerë i sigurt në penallti, por nuk kisha ndjenja të mira. Gjatë atyre pak minutave të luajtura, unë po kurseja veten time pak dhe fatkeqësisht rezultati nuk ishte ai që dëshiroja.”
“Unë u ndjeva sikur i kisha lënë shokët e mi të skuadrës. Ndjeva sikur i kisha lënë të gjithë poshtë. Një penallti ishte gjithçka që do të më kërkohej të kontribuoja për ekipin. Unë mund të shënoj penallti në gjumë, prandaj pse nuk e bëra? Kjo është pyetja që po më sillet nëpër kokë që nga ai moment dhe vërtete nuk di se si ta shpjegojë.”, vazhdoi sulmues i United.
“Më vjen keq. Do të doja të kishte shkuar ndryshe. Ndërsa vazhdoj të them keq, dua t’u brohoras shokëve të mi të skuadrës. Këtë verë ka qenë një nga kampet më të mira që kam përjetuar dhe të gjithë keni luajtur një rol në këtë. Është ndërtuar një vëllazëri që nuk prishet. Suksesi juaj është suksesi im. Dështimet tuaja janë të miat. Unë jam rritur në një sport ku pres të lexoj gjëra të shkruara për veten time. Pavarësisht nëse është ngjyra e lëkurës sime, ku jam rritur ose, së fundmi, se si vendos ta kaloj kohën time jashtë fushës mund të marr kritika për performancën time, penalltia ime nuk ishte mjaft e mirë, duhej të ishte futur brenda golit, por unë kurrë nuk do të kërkoj falje për atë që jam dhe nga kam ardhur.”
“Falemnderit për të gjitha mesazhet e mira. Unë do të kthehem më i fortë. Ne do të kthehemi më të fortë.”, ka shkruar në fund Rashford.