UBT News

​Rashford mund të dënohet me 760 mijë euro

Sulmuesi i Manchester United, Marcus Rashford, u arrestua për herë të dytë në klubin e natës Thompson Garage në Belfast, vetëm disa orë para se të humbiste stërvitjen e “Djajve të Kuq”, pasi raportoi se ishte i sëmurë.

Sulmuesi humbi seancat e së premtes, pavarësisht se u pa në Irlandën e Veriut të mërkurën dhe u ‘sëmur’ disa orë më vonë.

“Këtë mëngjes Rashford ishte i sëmurë dhe Evans ishte i sëmurë gjithashtu. Kështu që ne duhet të shohim se si ata do të shërohen”, tha trajneri Erik ten Hag në konferencën për shtyp përpara ndeshjes së Manchester United kundër Newport County në FA Cup.

Marcus Rashford nuk luajti në fitoren 4-2 të Manchester United ndaj Newport County. Kur u pyet për mungesën e sulmuesit Erik ten Hag u shpreh: “Është një çështje e brendshme. Unë do të kujdesem për të”.

Rashford, i cili fluturoi për në Belfast të mërkurën për të vizituar mikun e tij Ro-Shaun Williams, mund të përballet me një gjobë prej më shumë se 760 mijë euro, e cila do të ishte e barabartë me pagën e dy javëve.

Exit mobile version