UBT News

Marcus Rashford futbollisti më i shtrenjtë në botë momentalisht

NEWCASTLE UPON TYNE, ENGLAND - OCTOBER 17: Manchester United player Marcus Rashford in action during the Premier League match between Newcastle United and Manchester United at St. James Park on October 17, 2020 in Newcastle upon Tyne, England. Sporting stadiums around the UK remain under strict restrictions due to the Coronavirus Pandemic as Government social distancing laws prohibit fans inside venues resulting in games being played behind closed doors. (Photo by Stu Forster/Getty Images)

Ylli i Manchester United, Marcus Rashford është lojtari më i vlefshëm në botë me vlerën prej 150 milionë funte, sipas llogaritjeve të fundit nga CIES Observatory.

Derisa vlera e anglezit është ngritur në qiell për shkak të një sezoni fantastik te United, Kylian Mbappe i Paris Saint-Germain ka rënë në vendin e pestë në listë, gjersa hyn në 18 muajt e fundit të kontratës së tij.

Ata e vlerësojnë francezin me 135 milionë tani, më poshtë Rashfordit janë Erling Haaland i Borussia Dortmundit (137,3 milionë), Trent Alexander-Arnold (137 milionë) dhe mesfushori Bruno Fernandes (135,1 milionë).

Sondazhi i CIES merr parasysh performancat e fundit të lojtarëve, si dhe moshën, situatën e kontratës dhe përparimin në karrierë, plus pasurinë dhe suksesin e klubit të tyre.

Vlera e Rashford është rritur këtë sezon për shkak të 14 golave ​​dhe shtatë asistimeve që ai ka te United dhe fakti që skuadra e Ole Gunnar Solskjaer mund të konsiderohet pretendente për titullin e Ligës Premier.

Sulmuesi anglez është gjithashtu 23 vjeç dhe është i kontraktuar deri në vitin 2023 me mundësinë e një viti tjetër.

Exit mobile version