Marcus Rashford e ka fituar çmimin e lojtari më të mirë të muajit shkurt, duke e fituar këtë çmim për herë të dytë radhazi, dhe për të tretën herë këtë sezon.
Ylli i Manchester United barazohet me Mohamed Salah për shumën e çmimeve të fituara në një sezon të vetëm, pasi u shpall lojtari i muajit shkurt.
Rashford e fiton çmimin në fjalë pasi shënoi pesë gola në katër ndeshje, duke e ndihmuar Unitedin të jetë i pamposhtur përgjatë muajit.
Rashford është lojtari i parë që fiton këtë çmim për dy muaj me radhë, që kur Ilkay Gundogan e bëri këtë në janar dhe shkurt të vitit 2021.
25 vjeçari në garën për këtë çmim mposhti futbollistët si Kelechi Iheanacho, Bernd Leno, Emerson Royal, Manor Solomon dhe Ollie Watkins.