Marcus Rashford shkëlqeu me një dopietë në fitoren 2-0 të Barcelonës ndaj Newcastle në Ligën e Kampionëve, duke dhënë një mesazh të qartë drejtuesve blaugrana dhe tifozëve që dëshiron të qëndrojë gjatë në “Camp Nou”.
Sulmuesi anglez, i huazuar nga Manchester United, u shpall edhe MVP i ndeshjes dhe pas sfidës deklaroi:
“Dua të qëndroj këtu për sa më shumë vite. Ndihem shumë mirë dhe dua të ndihmoj ekipin në çdo mënyrë.”
Rashford, 27-vjeçar falënderoi trajnerin Hansi Flick për besimin dhe vlerësoi shokët e skuadrës, duke theksuar atmosferën pozitive në ekip.
“Është freskuese të luash me këta djem të rinj që luajnë me vetëbesim. Të luash për Barcelonën është një përvojë e jashtëzakonshme”, tha ai.
Fitorja ndaj Newcastle ishte e para jashtë fushe për Barcelonën në hapje të fazës së grupeve të Champions-it pas 19 vitesh.
Rashford la të kuptohet qartë se dëshiron ta shndërrojë huazimin në një qëndrim afatgjatë në Kataluni./S.K/KP/