Pas shkarkimit të Ronald Koeman dhe emërimit të Sergi Barjuan si trajner të përkohshëm, tani raportohet se Barcelona ka arritur marrëveshje me Xavin që ky i fundit të marrë drejtimin e gjigantit katalunas.
Xavi është personi favorit për pozitën e trajnerit te “Blaugranët”, ku spekulohet se spanjolli është në bisedime me skuadrën e tij aktuale Al-Saad që të shkëput kontratën.
Po ashtu, është bërë e ditur nga mediumi katalunas “Catalunya Radio” që ndeshja e parë e Xavit në krye të Barcelonës do të jetë më 6 nëntor kundër Celta Vigos.
Ndërkaq, nëse Xavi emërohet trajner i Barcelonës, transferimet e tij të para pritet të jenë mbrojtësi francez i Sevillas Jules Kounde dhe sulmuesi anësorë i Manchester Cityt, Raheem Sterling.