UBT News

Raportohet e zhdukur aktorja e njohur

Aktorja britanike, Tanya Fear u raportua e zhdukur në Los Angeles. Aktorja që u shfaq në filmin “Doctor Who”, u pa së fundi të enjten, sipas familjarëve dhe miqve.

Njerëzit me fjalët kyçe #FindTanyaFear po mundohen ta gjejnë atë përmes rrjeteve sociale.

Menaxheri i saj, Alex Cole tha se ajo ishte mirë kur u takua me të para një jave. Ai tha se janë shumë të shqetësuar për të.

“Ne jemi të shqetësuar dhe shpresojmë se ky do të jetë një gabim i thjeshtë dhe do ta gjejmë atë”, deklaroi ai.

Aktorja, emri i vërtetë i së cilës është Tanyaradzwa Fear, gjithashtu është shfaqur në “Spotless”, “Endeavor”, “DCI Banks” dhe “Midsomer Murders”. Ajo u pa në filmin “Kick-Ass 2” dhe kohët e fundit kishte filluar të bënte stand-up komedi./UBTNews

Exit mobile version