UBT News

Raportohen viktima palestineze në Hebron

Burimet lokale palestineze raportojnë se një shkëmbim zjarri intensiv ka ndodhur në zonën Ras al-Joura në qytetin e Hebronit në Bregun Perëndimor të pushtuar.

Një korrespondent i Al Jazeera-s tha se forcat izraelite hapën zjarr mbi makinën e një të riu palestinez në Tarqumiya, në një nga hyrjet në Hebron.

Forcat izraelite thanë në faqen e tyre të internetit se ata qëlluan dhe vranë “dy terroristë” që kishin mbërritur me makinë në kryqëzimin e Ullinjve pranë Hebronit, “dhe qëlluan mbi forcat që vepronin atje”./UBTNews/

Exit mobile version