Pesë shpërthime të forta u raportuan në qytetin e pushtuar të Mariupol të martën.
Një këshilltar i kryebashkiakut në mërgim tha se shpërthimet u raportuan “në zonën e portit detar”.
“Kjo është pikërisht vendi ku pushtuesit vendosën kohët e fundit pajisje ushtarake dhe sisteme të mbrojtjes kundërajrore”, tha Petro Andriushchenko.
Një numër i madh avionësh luftarakë rusë u panë duke fluturuar mbi qytet më pas, sipas z. Andriushchenko./UBTNews/