UBT News

Raporti: Të paktën 735 të pastrehë vdiqën në Francë vitin e kaluar

Organizata Collectif Les Morts de la Rue (CMDR) njoftoi se në vitin 2023, të paktën 735 të pastrehë humbën jetën në Francë, duke e cilësuar këtë si një “rekord të trishtë”.

Kur përfshihen ata që ishin të pastrehë në të kaluarën, numri arrin në 826.

Krahasuar me vitet e kaluara, vdekjet e të pastrehëve ishin 624 në 2022 dhe 719 në 2021.

Raporti thekson se mosha mesatare e vdekjes për të pastrehët ishte 48.8 vjeçare, duke u ulur pak nga 50 në vitin 2019. Vdekjet e regjistruara prekin kryesisht meshkujt (88%), por shkalla e vdekshmërisë për femrat është rritur brenda një viti.

CMDR paralajmëroi se numri i vdekjeve mund të jetë gjashtë herë më i lartë se sa i raportuar, duke kritikuar shoqërinë dhe autoritetet për indiferencën e tyre ndaj këtij fenomeni shqetësues.

Exit mobile version