Sipas Us Weekly, pas grindjes së pretenduar të Zayn Malik me Gigi-n dhe nënën e saj Yolanda, marrëdhënia e tij me motrën e vogël të Gigi-t, Bella-n, është tensionuar thellësisht, përcjell UBT News.
Një burim i afërt me familjen tregoi se Bella dhe vëllai i vogël, Anwar, kanë shkëputur të gjitha kontaktet me Zayn.
“Bella ka pasur një përçarje të madhe me të, ashtu si [vëllai i saj] Anwar [Hadid]”, tha burimi. “Ata e urrejnë atë që ai i ka bërë motrës së tyre”.
Malik nuk i kundërshtoi katër akuzat për ngacmim kundër Gigi-t dhe Yolanda-s në tetor pas një mosmarrëveshjeje të supozuar muajin e kaluar kur Yolanda vizitoi Zayn në shtëpinë e tij në Pensilvani.
Malik ka mohuar çdo kontakt fizik me nënën e supermodeles, ndërsa ajo ka pretenduar se këngëtari e kishte sulmuar atë fizikisht.
Në atë kohë, Gigi ishte në Paris dhe u kthye pas incidentit. Kurse Malik e kishte adresuar incidentin në llogarinë e tij në Twitter.
Gjithashtu në një deklaratë tjetër për TMZ, ai kishte thënë:“Unë e mohoj me vendosmëri goditjen e Yolanda Hadid dhe për hir të vajzës sime refuzoj të jap ndonjë detaj shtesë dhe shpresoj që Yolanda do të rishqyrtojë akuzat e saj të rreme dhe të bëjë përpjekje drejt përmirësimit të këtyre çështjeve familjare në mënyrë private”.
Përveç babait të Gigi-t, Mohamed Hadid, të gjithë anëtarët tjerë të familjes nuk e ndjekin tani më Zayn në rrjetin social Instagram./UBTNews/