UBT News

Raporti i Policisë për vetaksidentin me motoçikletë në Malishevë

Një aksident me pasojë fatale ka ndodhur pasditën e së enjtes në Malishevë, ku ka humbur jetën një person.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur më 23 korrik 2026, rreth orës 15:40.

Drejtuesi i motoçikletës, burrë, dyshohet se nga pakujdesia ka shkaktuar vetaksident.

Si pasojë e lëndimeve të rënda të marra në aksident, ai ka ndërruar jetë.

Me vendim të prokurorit kujdestar, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për t’iu nënshtruar obduksionit. Policia po vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. /E.A/

Exit mobile version