Presidenti rus Vladimir Putin është në gjendje të keqe shëndetësore dhe po trajtohet për kancerin, sipas një raporti të ri të inteligjencës amerikane.
Zyrtarë të rangut të lartë të inteligjencës amerikane thonë se një raport i klasifikuar konfirmoi se Putini dukej se i ishte nënshtruar trajtimit për kancer të avancuar, në prill.
“Putini është padyshim i sëmurë… nëse ai do të vdesë së shpejti është thjesht spekulim”, tha një zyrtar nga zyra e Drejtorit të Inteligjencës Kombëtare për Newsweek.
Burime shtesë nga Forcat Ajrore të SHBA-së dhe Agjencia e Inteligjencës së Mbrojtjes pretenduan gjithashtu se kishin akses në një vlerësim gjithëpërfshirës të shëndetit të Putinit.
“A është Putin i sëmurë? Absolutisht. Por ne nuk duhet të lejojmë që pritja për vdekjen e tij të nxisë veprime proaktive nga ana jonë. Një vakum pushteti pas Putinit mund të jetë shumë i rrezikshëm për botën”, tha një oficer në pension i Forcave Ajrore.
Vlerësimet e inteligjencës sugjerojnë gjithashtu se lideri mund t’i ketë mbijetuar një atentati në mars.
Një nga oficerët e lartë të inteligjencës tha se kontrolli i Putinit është “i fortë, por jo më absolut”.
“Lëvizjet brenda Kremlinit nuk kanë qenë kurrë më intensive gjatë sundimit të tij, të gjithë e ndjejnë se fundi është afër” tha ai.
Por Këshilli i Sigurisë Kombëtare i tha Newsweek se “Raportet se ekzistojnë vlerësime të tilla të komunitetit të inteligjencës ose se ato i janë informuar presidentit nuk janë të vërteta”.
Shëndeti i Presidentit rus ka qenë nën vëzhgim të ngushtë pas muajsh spekulimesh se 69-vjeçari vuan nga një formë e avancuar e kancerit.
Një paraqitje e fundit e zotit Putin në një shërbim në kishë e tregoi atë duke kafshuar buzët, duke u shqetësuar dhe duke u shfaqur i paqëndrueshëm.
Shëndeti i tij u vu gjithashtu në pikëpyetje në prill pasi një video e shfaqte atë duke shtrënguar një tavolinë dhe duke goditur gishtin e madh dhe këmbën gjatë një takimi me ministrin rus të Mbrojtjes, Sergei Shoigu.
Thashethemet e fundit rreth shëndetit të liderit rus e kanë shtyrë Kremlinin të lëshojë një mohim të rrallë.
“Presidenti Vladimir Putin bën paraqitje publike çdo ditë”, tha ministri i Jashtëm rus Sergey Lavrov për mediat franceze të dielën.
“Ju mund ta shihni atë në ekranet televizive, të lexoni dhe dëgjoni fjalimet e tij. Nuk mendoj se një person i shëndoshë mund të dyshojë për ndonjë shenjë sëmundjeje te ky njeri”.