UBT News

Raporti 24 orësh nga Policia e Kosovës

Në raportin e fundit 24 orësh nga Policia e Kosovës, në disa qytete të Kosovës ka pasur incidente kriminale dhe shifra të larta të gjobave të shqiptuara në kundërvajtje.

AKSIDENTE TRAFIKU DHE GJOBA

Gjatë 24 orëve të fundit janë shqiptuar 2454 tiketa trafiku, janë shkaktuar 57 aksidente me dëme materiale dhe 28 aksidente me të lënduar. Zyra e Informimit nga PK ka njoftuar se 20 persona janë arrestuar, kurse 15 janë dërguar në mbajtje.

INCIDENTET KRIMINALE-PRISHTINË

 DHUNË NË FAMILJE

Prishtinë / 21.08.2025 – 19:15. Lidhur me rastin, pas një mosmarrëveshje janë arrestuar dy të dyshuarit një femër dhe një mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit pas intervistimit palët janë liruar në procedurë të rregullt.

ZJARRVËNIE

Fsh.Vragoli, Fushë Kosovë / 20.08.2025 – 22:25. Është raportuar se pas një rasti rrahje mes disa personash meshkuj kosovarë, njëri nga të dyshuarit ka pranuar tretman mjekësor dhe më pas ka ndezur një zjarrë afër shtëpisë së viktimës mashkull kosovar. Lidhur me rastin me vendim të prokurorit dy të dyshuar janë dërguar në mbajtje.

KANOSJE

Rr. Ismet Krasniqi, Prishtinë / 21.08.2025 – 11:00. Është arrestuar e dyshuara kosovare pasi pas një mosmarrëveshje me viktimën mashkull kosovar ndaj të njëjtit ka kryer veprën e lartcekur. Me vendim të prokurorit, e dyshuara është dërguar në mbajtje.

ARMËMBAJTJE PA LEJE

Gllogoc /21.08.2025 – 21:18. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit i është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me 6 fishekë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

Fsh. Topliqan, Lipjan /21.08.2025 – 21:45. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit i është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

 PËRDORIM I ARMËS APO MJETIT TË RREZIKSHËM

Fsh. Korroticë e Poshtme, Gllogoc / 21.08.2025 – 12:15. Njësiti policor nga i dyshuari mashkull kosovar ka konfiskuar një pistoletë me të cilën dyshohet se ka shtënë në ajër. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar shtatë gëzhoja. I dyshuari pas intervistimit në konsultim me prokurorin është liruar në procedurë të rregullt.

 PENGIM I PERSONIT ZYRTAR GJATË KRYERJES SË DETYRËS

Lagjja Matiqan, Prishtinë / 20.08.2025 – 22:50. Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar pasi që dyshohet se ka kryer veprën e lartcekur. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

 DËMTIM APO ASGJËSIM PRONE

Fsh. Milloshevë, Obiliq / 21.08.2025 – 12:00. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj njëri shtetas i Kosovës dhe tjetri shtetas i Gjermanisë, pasi që kishin sulmuar njërin-tjetrin pas një aksidenti me vetura që kishin pasur mes vete. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

INCIDENTET KRIMINALE-FERIZAJ

MATERIALET ME PËRMBAJTJE TË SHFRYTËZIMIT DHE KEQPËRDORIMIT SEKSUAL TË FËMIJËVE

Kaçanik 20.08.2025 –13:00. Është arritur të identifikohet dhe të shoqërohet i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se ka kryer veprën e lart-cekur. Si prova materiale janë sekuestruar dy telefona mobil. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

ARMËMBAJTJE PA LEJE

Fsh. Godanc i Epërm, Shtime 20.08.2025 – 12:00. Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit të shtëpisë së tij i është gjetur dhe sekuestruar një pushkë gjuetie dhe 12 fishekë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

INCIDENTET KRIMINALE-PEJË

DHUNË NË FAMILJE

Fsh. Godanc i Epërm, Shtime 20.08.2025 – 12:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht bashkëshorte e tij. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM

Fsh. Lloshkobare, Ferizaj 20.08.2025-16:30. Raportohet se persona të panjohur i kanë vënë zjarrin pronës se dy viktimave meshkuj kosovarë, ku janë djegur rreth 3 hektarë me mal, 5 hektarë mjedër, 4 hektarë me dredhëza dhe 1 hektar me arra, që janë djegur në tërësi. Rasti duke u hetuar.

DHUNË NË FAMILJE

Klinë 20.08.2025 – 01:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që kishte ushtruar dhunë psikike ndaj dy vajzave të tij (njëra e mitur). Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Pejë 19.08.2025-22:00. Është raportuar se viktima femër kosovare ishte sulmuar fizikisht nga ish bashkëshorti i saj, i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit lirohet në procedurë të rregullt.

Pejë 20.08.2025-23:00. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që të njëjtit kanë sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit të dyshuarit dërgohen në mbajtje.

ARMËMBAJTJE PA LEJE

Pejë 20.08.2025.   Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti në një video që ishte postuar në rrjete sociale, vëreheshin një armë dhe sende të dyshuara. Me vendim të prokurorit janë bastisur  banesa ku është gjetur dhe konfiskuar një revole me 123 fishekë dhe një thikë. Pas intervistimit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt.

INCIDENTET KRIMINALE-GJAKOVË

DHUNË NË FAMILJE

Rahovec 20.08.2025-19:20.Është raportuar se viktima femër kosovare, ishte sulmuar nga i dyshuari mashkull kosovar, me të cilin ka bashkëjetuar. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistës me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.

POSEDIM ILEGAL I NARKOTIKËVE

Rr.14 Qershori, Gjakovë 20.08.2025 – 23:45. Raportohet se gjatë kontrollit tek dy të dyshuar meshkuj koosvarë janë gjet dhe konfiskuar 42.55 gramë marihuanë. Me vendim të prokurorit  pas intervistimit dy të dyshuarit dërgohen në mbajtje.

INCIDENTET KRIMINALE-SKENDERAJ

ARMËMBAJTJE PA LEJE

Fsh. Vajnik, Skenderaj 20.08.2025-12:04.Raportohet se janë arrestuar dy të dyshuar pasi që gjatë kontrollit në shtëpitë e tyre janë gjetur dhe sekuestruar; një AK 47 me 60 fishekë, një pushkë gjuetie me 18 fishekë, një pushkë ajrore dhe një revole me gaz. Me vendim të prokurorit pas intervistimit të dyshuarit dërgohen në mbajtje.

DEPARTAMENTI I POLICISË KUFITARE

KALIM ILEGAL I KUFIRIT

Fsh. Bistricë Leposaviq 20.08.2025-23:30.Është ndaluar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti me veturën e tij kishte kaluar ilegalisht kufirin nga Serbia në Republikën e Kosovës. Me vendim të prokurorit vetura iu është konfiskuar, ndërsa rasti shkon në procedurë të rregullt.

 

Exit mobile version