UBT News

Raporti 24 orësh i Policisë së Kosovës

Në raportin e fundit 24 orësh nga Policia e Kosovës, në disa qytete të Kosovës ka pasur incidente kriminale dhe shifra të larta të gjobave të shqiptuara në kundërvajtje.

AKSIDENTE TRAFIKU DHE GJOBA

Gjatë 24 orëve të fundit janë shqiptuar 2050 tiketa trafiku, janë shkaktuar 27 aksidente me dëme materiale dhe 20 aksidente me të lënduar. Zyra e Informimit nga PK ka njoftuar se 11 persona janë arrestuar, kurse 8 janë dërguar në mbajtje.

INCIDENTET KRIMINALE-PRISHTINË

Fushë Kosovë 24.08.2025-19:42 Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar për një zjarrë ne një fushe.  Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet përkatëse, ndërsa ekipi zjarrfikës ka lokalizuar zjarrin. Rasti po hetohet nga ekipet relevante.

DHUNIM, MBAJTJE NË PRONËSI, KONTROLL OSE POSEDIM I PAAUTORIZUAR I ARMËS, POSEDIM I PAAUTORIZUAR I SUBSTANCAVE NARKOTIKE

Fushë Kosovë 19.08.2025-21:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që dyshohet se, i njëjti kishte kryer veprat e lartcekura. Një viktimë është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa me urdhër të prokurorit është kryer bastisje në shtëpinë e të dyshuarit me ç’rast janë gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri pistolete CZ me një karikator me 10 fishekë dhe 3.12 gr substancë narkotike e llojit Kokainë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

INCIDENTET KRIMINALE- GJILAN

MBAJTJE NË PRONËSI, KONTROLL OSE POSEDIM I PAAUTORIZUAR I ARMËS/VETËPLAGOSJE ME ARMË ZJARRI

Viti 24.08.2025-15:05. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar, aksidentalisht është vetë plagosur me armë zjarri. Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet përkatëse, ndërsa i dyshuari është transportuar në Emergjencën e Gjilanit. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori.

INCIDENTET KRIMINALE-FERIZAJ

Asgjë me rëndësi për të raportuar.

INCIDENTET KRIMINALE-PRIZREN

MBAJTJE NË PRONËSI, KONTROLL OSE POSEDIM I PAAUTORIZUAR I ARMËS/PËRDORIM I ARMËS

Suharekë 24.08.2025-20:16. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që, dyshohet se i njejti ka shtënë me armë zjarri. Në vendin e ngjarjes jenë gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri dhe katër gëzhoja. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt.

GRABITJE

Prizren 24.08.2025-15:20. Ankuesja femër shtetase e huaj, ka raportuar se dy të dyshuar të panjohur kanë hyrë në banesën e saj me ç’rast duke përdor forcë, i kanë grabitur para të gatshme rreth 2000 euro, dhe dy telefona e me pas janë larguar në drejtim të panjohur. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti po hetohet nga ekipet relevante.

INCIDENTET KRIMINALE-PEJË

DHUNË NË FAMILJE

Istog 24.08.2025-20:25. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që dyshohet se, i njejti nën ndikim të alkoolit ka tentuar ta sulmon viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

 VRASJE NË TENTATIVË

Deçan 06.08.2025-14:57. Pas hetimeve te zhvilluara lidhur me rastin, me 24.08.2025 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe i njejti me vendim te prokurorit dërgohet ne mbajtje.

INCIDENTET KRIMINALE-MITROVICË JUG

VJEDHJE E VETURËS

Mitrovicë Jug 24.08.2025-10:40. Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se persona të pa njohur kanë hapur me forcë dyert e rrethojës dhe kanë vjedhur një veturë me vlerë rreth 3000€. Pas veprimeve te menjehershme, njësitet policore kanë arritur të identifikojnë dhe të arrestojnë tre të dyshuar meshkuj kosovarë, të cilët ishin me veturën e vjedhur. Rasti është duke u hetuar.

INCIDENTET KRIMINALE-MITROVICË VERI

KANOSJE

Leposaviq 24.08.2025-06:00. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se është kanosur nga e dyshuara femër kosovare. E dyshuara është arrestuar, dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

 

 

 

Exit mobile version