Ditë më parë skuadra e Chelseat pa një ofertë prej 75 milionë eurove të pranohet nga Leeds për yllin brazilian, Raphinha.
Me këtë ofertë, Chelsea mposhti Barcelonën e Arsenalin, të cilat ishin në garë për të siguruar shërbimet e sulmuesit brazilian.
Pasi që Leeds ishin të kënaqur me ofertën, në pyetje ishin vetëm kushtet personale me lojtarin, por si duket ky i fundit ka vendosur ta refuzojë kalimin te Chelsea.
Siç raportohet nga “Diario AS”, Raphinha i ka kërkuar agjentit të tij, Decos, që të bllokojë transferimin e tij te Chelsea, pavarësisht se ky i fundit ka marrëveshje në vlerë prej 75 milionë eurove me Leeds.
Ylli brazilian dëshiron që të kalojë te Barcelona, pasi që kjo ka qenë ëndrra e tij që kur ishte fëmijë.