Brazili ka eliminuar me lehtësi Korenë e Jugut për të siguruar një vend në mesin e tetë skuadrave më të mira në Kupën e Botës duke triumfuar me rezultat 4-1.
Pjesë e spektaklit të ofruar nga brazilianë në fushë ishte edhe lojtari i Barcelonës, Raphinha, por i cili pas ndeshje ka befasuar të gjithë duke siguruar se atij nuk i pëlqen fate të shikojë futboll, madje as ndeshjet e këtij kampionati.
Ai më për më tepër ka deklaruar se nuk i intereson as të di diçka për yllin argjentinas Lionel Messi, apo edhe Kylian Mbappe.
“Unë nuk shikoj asgjë nga Kupa e Botës. Nuk më pëlqen të shikoj ndeshje, unë preferoj të shikoj filma apo seriale. Pse duhet të di diçka për Messin apo Mbappen? Nuk më pëlqen të shikoj futboll, e di që janë më të mirët dhe kjo është mirë”, ka thënë Raphinha.
Ajo për të cilën Raphinha foli është Kroacia, rivali i tij i radhës.
“Nëse ata janë aty ku janë, kjo është sepse kanë shumë cilësi”, theksoi Raphinha.