Me golin e vonshëm të Leonardo Pavolettit, Cagliari ka siguruar rikthimin e tyre në Serie A me një fitore 1-0 ndaj Barit të dielën në ndeshjen e dytë të play-off-it, duke privuar kundërshtarët e tyre nga hyrja në elitën e futbollit italian me një fitore të përgjithshme 2-1.
Cagliari ishte nën presion në një stadiumin “San Nicola”, ku vetëm fitorja ua mundësonte atyre inkuadrimin në Serie-A.
Rezultati e ktheu skuadrën e trajnerit fitues të Premier Ligës, Claudio Ranieri, në Serie-A pas një mungese njëvjeçare. Ata do të bashkohen me Frosinone dhe Genoan si skuadra të promovuara në Serie A për sezonin 2023-24.
Në play off-in e Serie A të së dielës, Hellas Verona mundi Spezian 3-1 për të qëndruar në Serie-A, ndërsa Spezia do të luajë në Serie B sezonin e ardhshëm.