UBT News

Ramos përfshihet në grumbullimin e PSG kundër Manchester Cityt

Mbrojtësi spanjoll, Sergio Ramos është përfshirë në grumbullimin e lojtarëve të Paris Saint-Germain për ndeshjen ndaj Manchester Cityt në Ligën e Kampionëve.

Që prej transferimit të tij te gjiganti francez, Ramos ende nuk është përfshirë në skuadrën e PSG-së për shkak se vuante nga një lëndim në muskul.

Së fundmi, ka pasur edhe spekulime mbi të ardhmen e mbrojtësit spanjoll, ku thuhej se PSG është e gatshme që ta shes Ramosin për shkak të lëndimit të tij dhe kohës së gjatë që iu nevojit për tu rikuperuar.

Kurse sot, Paris Saint-Germain e ka konfirmuar që Sergio Ramos është i përfshirë në grumbullimin e lojtarëve, dhe do të udhëtojë me skuadrën drejt Manchester Cityt.

Nesër, me fillim nga ora 21:00 në stadiumin “Etihad” skuadra angleze Manchester City pret në shtëpi Paris Saint-Germain, ndeshje kjo që do të jetë e vlefshme për xhiron e pestë të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.

Exit mobile version