Sipas raportimeve të fundit nga mediat spanjolle dhe ato italiane, Juventusi ka nisur përgatitjet për të bërë një ofertë drejt Real Madridit për kapitenin e tyre, mbrojtësin spanjoll, Sergio Ramos, kontrata e të cilit përfundon në qershor të vitit 2021.
Sipas El Chiringuito TV, bisedimet mes Sergio Ramos dhe Real Madridit momentalisht nuk janë duke u zhvilluar dhe Zonja e Vjetër është duke planifikuar të hidhet në aksion.
Kapiteni i Kombëtares së Spanjës dhe Real Madridit, momentalisht tek Los Blancos është duke u paguar 11.7 milionë euro në sezon, teksa Juventus pritet të bëjë një ofertë të majme.
Mirëpo nuk është vetëm Juventus ai i cili po monitoron situatën e Ramos me Real Madridin, pasi që edhe Paris Saint Germain ka shprehur interesim për ta transferuar lojtarin në Francë./UBTNews