Paris Saint Germain ka bërë bujë këtë afat kalimtar veror, duke ofruar disa nga yjet më të mëdha të futbollit.
Transferimi i fundit ishte vërtet bombastik, pasi parisienët arritën ta marrin Lionel Messin falas, pasi kontrata e tij me Barcelonën kishte skaduar.
Të njëjtën gjë PSG bënë edhe me ish-kapitenin e Real Madridit, Sergio Ramos.
Ramos dhe Messi janë të njohur për betejat e tyre në “El Clasico” ku shpeshherë ka pasur edhe kacafytje ndërmjet tyre, por gjithçka ka ndryshuar pasi ata do të jenë bashkëlojtar.
¿Quién nos lo iba a decir, verdad #LeoMessi?
— Sergio Ramos (@SergioRamos) August 11, 2021
¡Bienvenido! / Welcome! / Bienvenue !@PSG_espanol pic.twitter.com/vHcpBY6z08
“Ne të dy bashkë, kush do ta kishte menduar apo jo Messi? Mirësevjen”, ka shkruar Sergio Ramos. /Telegrafi/