UBT News

​Ramiz Lladrovci formon parti të re, do të garojë për kryetar e asamble të Drenasit

Kryetari aktual i Drenasit Ramiz Lladrovci ka thënë se ka formuar partinë e re me të cilën do të garojë në zgjedhjet lokale të 12 tetorit.

Ai ka falënderuar qytetarët për mesazhet përkrahëse, përgëzimet dhe ofrimin e bashkëpunimit.

“Në mesin e mesazheve, janë dhjetëra ftesa për takime dhe vizita në shtëpitë tuaja apo në lagje. Ju falënderoj të gjithëve nga zemra, por, përgjigja ndaj të gjitha ftesave, tani për tani është e pamundur.

Ne ende nuk e kemi filluar fushatën e as nuk i shqetësojmë qytetarët me telefonata. Për çdo veprim, do të njoftoheni paraprakisht, duke e bërë publike agjendën apo kalendarin e takimeve dhe aktiviteteve. Për Drenasin Kampion me Ramiz Lladrovcin. Ju faleminderit! bashkë, vazhdojmë +4!”, ka shkruar Lladrovci.

Lladrovci mbeti jashtë garës pasi Kryesia e PDK-së vendosi që për të parin e Drenasit ta kandidojë Petrit Hajdari.

Exit mobile version