UBT News

“Ramë Lahaj International Opera Festival” sjell Kosovën në qendër të skenës operistike

Ministrja e Kulturës dhe Turizmit, Saranda Bogujevci, së bashku me sekretarin e MKT-së, Bislim Bislimi, kanë zhvilluar takim me tenorin Ramë Lahaj, fotografin Fadil Berisha dhe ekipin organizues të Festivalit Ndërkombëtar të Operës “Ramë Lahaj”.

Në takim është diskutuar për edicionin e gjashtë të festivalit, i cili tashmë ka nisur dhe gjatë muajit korrik do të sjellë në Prishtinë dhe qytete të tjera të Kosovës një program të pasur artistik.

Festivali synon ta shndërrojë Kosovën në një pikë të rëndësishme të operës dhe kulturës, duke sjellë artistë dhe aktivitete që promovojnë skenën muzikore vendore dhe bashkëpunimin ndërkombëtar.

Ministrja Bogujevci ka vlerësuar kontributin e Festivalit Ndërkombëtar të Operës “Ramë Lahaj” në promovimin e kulturës së Kosovës dhe në forcimin e lidhjeve artistike me botën.

Ajo i ka uruar sukses Ramë Lahajt dhe gjithë ekipit organizues për edicionin e radhës të festivalit./A.K/

Exit mobile version