UBT News

Rama: Në këtë muaj do të vijnë edhe 23 mijë doza të vaksinës Pfizer

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama njoftoi se brenda javëve të prillit do të vijnë edhe 23 mijë doza të vaksinës Pfizer.

Me këtë rast Rama thotë se kjo do të lehtësojë sezonin turistik dhe ngjisë shkallët e klasifikimit në Europë sa i takon procesit të vaksinimit.

“Brenda javëve të prillit edhe 23 mijë doza të tjera PFIZER. Ne do ta lehtësojmë sezonin turistik me se s’bën; do të ngjitemi shumë shpejt në shkallët e larta të klasifikimit në Europë, për volumin e vaksinimit; do ta nxjerrim jashtë Armikun e Padukshëm më shpejt se shumë të tjerë në kontinentin tonë”, shkroi Rama në Facebook./UBTNews

🟢 LAJM I MIRË Brenda javëve të prillit edhe 23 mijë doza të tjera PFIZER😍 *Ne do ta lehtësojmë sezonin turistik me se…

Posted by Edi Rama on Friday, April 2, 2021

Exit mobile version