UBT News

Rama merr dozën e dytë të vaksinës antiCOVID

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka marrë dozën e dytë të vaksinës antiCOVID.

Pas vaksinimit, kreu i Qeverisë shqiptare deklaroi se pjesa tjetër e vaksinave nga “Pfizer” do të arrijë në muajin shkurt. Por ai thekson se e rëndësishmja në gjithë këtë është se ka filluar zbatimi i kontratës me kompaninë “Pfizer”.

“Me sa kemi mësuar imunizimi ka nevojë për të gjithë ciklin. Ajo që është e rëndësishme është që kemi hyrë në zbatimin e kontratës me Pfizer. Dje kanë ardhur dozat që kanë hapur rrugën, natyrisht që nëse i shohim numrat ngushtë dhe nëse nuk shohim gjithë panoramën dhe gjithë planin atëherë patjetër që duken shumë pak, por në fakt e para mos të harrohet që në rajon jemi i vetmi vend së bashku me Serbinë që ka hyrë në zbatimin e kontratës dhe ka filluar vaksinimin për mjekët dhe infermierët. Mos të harrojmë që situata e përgjithshme e vaksinimit dhe furnizimit me vaksina antiCOVID në gjithë Evropën është tejet kaotike”, është shprehur Rama pas vaksinimit./UBTNews

Exit mobile version