Rama i kthen përgjigje Surroit: Shqipe e vrerosur e politikës së Gazetari dhe analisti, Veton Surroi ka bërë një shkrim ditën e sotme, ku thoshte se Rama duhet të ishte sot në Minsk, duke mos bëre që Shqipëria të humbasë këtë shans të madh që i është dhënë dhe të mos zhgënjejë shtetet e mëdha e të vogla që e mbështetën për të marrë kryesimin e OSBE-së.
Kësaj deklarate të Surroit i është përgjigjur menjëherë edhe Rama, duke shkruar në Tëitter se në Minsk nuk shkohet për foto proteste, por me dakordësi të të dyja palëve pozitë dhe opozitë. “Disa shqipe të politikës së madhe që fluturojnë lart, po vrerosen pse nuk kam shkuar në Minsk dhe ia paskam humbur një shans Shqipërisë!
Në Minsk OSBE nuk shkon për selfie në protestë, po për të komunikuar me qeverinë dhe opozitën, çka kërkon aprovimin e të dyja palëve.Dhe si gjithnjë, ndërkohë që BE-ja si e tërë e disa shtete kryesore të saj e kanë mbështetur nismën e Shqipërisë dhe po punojnë ngushtësisht me ne, prej ditësh për ta marrë mundësuar misionin atje, shqipet në fjalë hedhin glasa mbi Shqipërinë nga lartësia e padijenisë së tyre!Unë jam krenar për faktin se megjithë kohën e mallkuar të pandemisë, lidershipi ynë i OSBE ka kryer me sukses punën e premtuar dhe ka fituar respekt e besim ndërkombëtarisht, çka e tregon qartë edhe referimi i BE-së ndaj ofertës së OSBE për Minskun.
Nuk i kemi bërë publike komunikimet e shpeshta të këtyre ditëve me aktorë të niveleve të larta në BE e jo vetëm, sepse kjo është natyra e punës në këtë fazë, por dua t’i siguroj të gjithë të interesuarit për këtë temë se Shqipëria po bën vërtetë më të mirën, bashkë me Suedinë”, shkruan Rama.