UBT News

Rama i kërkon Trumpit veprim për Hagën

Screenshot

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në takimin e parë të Bordit të Paqes i ka bërë thirrje presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, që të ndërmarrë veprime lidhur me Gjykatën Speciale në Hagë. Në fjalimin e tij, ai përmendi edhe prokurorin Jack Smith.

“Lidershipi i presidenti Trump gjatë mandatin të tij të parë ka sjellë Kosovën dhe Serbisë më afër se kurrë drejt një marrëveshjeje të paqes. Presidenti i Kosovës atëherë u ndalua brutalisht që të udhëtojë për në Shtëpinë e Bardhë që të nënshkruajë atë marrëveshje në prezencë të presidentit Trump dhe kjo ka qenë vepër e prokurorit ‘sikario’ që iu vu pas vet presidentit Trump vet dhe për të është bërë botërisht i famshëm”, tha Rama.

Duke folur për procesin në Dhomat e Specializuara të Kosovës, ai theksoi se presidenti i Kosovës ka kaluar gjashtë vite në paraburgim.

“Sot, presidenti i Kosovës tani ka shpenzuar gjashtë vite në paraburgim në Gjykatën Speciale në Hagë, sponsorizuar  nga disa shtete demokratike, disa prej tyre prezente këtu, që duhet të jenë të turpëruara nga ai lloj i drejtësisë ndërkombëtare. Vetëm javën e kaluar, z. president, një tjetër prokuror i financuar nga ky shtet i madh dhe taksapaguesit e tij, ka kërkuar 45 vjet burgim për të…. Në këtë moment, vetëm pak muaj qëndrojnë mes njeriut që u ngrit nga rezistenca për spastrim etnik që të bëhet paqebërës dhe potencialisht te një rezultat shkatërrues në gjykatën që deri më tani ka dështuar në çdo hap që t’i mbajë standardet e drejtësisë demokratike. Për hir të zotit, z. president le të bëjmë dicka para se, siç thuani ju, shumë gjëra të këqija mund të ndodhin përsëri”, tha Rama.

Në të njëjtin takim, Rama konfirmoi se Shqipëria do të dërgojë trupa në Gazë, duke u shprehur se është i nderuar që vendi i tij do të jetë pjesë e kësaj iniciative.

Exit mobile version