UBT News

Rama i dhuron Krasniqit “Hyjneshën në Fron”

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama priti në takim sot boksierin Robin Krasniqi dhe i dhuroi “Hyjneshën në Fron”. Këtë dhuratë ia bëri në shenjë mirënjohjeje dhe tha se simbolizon qëndrueshmëri dhe forcë.

“Një kampion i vërtetë nuk përcaktohet vetëm nga fitoret, por nga përkushtimi, këmbëngulja, karakteri dhe shpirti i tij.Robin Krasniqi, ju mishëroni të gjitha këto cilësi dhe jo vetëm. Faleminderit që e keni vënë vendin tonë në hartat botërore dhe që na bëni gjithmonë krenar me arritjet tuaja Në shenjë mirënjohjeje e admirimi, të dhurojmë Hyjneshën në Fron – simbol i vërtetë i qëndrueshmërisë dhe forcës, ashtu sikur jeni edhe ju!Mirë se erdhe në shtëpi, Robin!”, shkroi ai mes tjerash./UBTNews/

Exit mobile version