Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama priti në takim sot boksierin Robin Krasniqi dhe i dhuroi “Hyjneshën në Fron”. Këtë dhuratë ia bëri në shenjë mirënjohjeje dhe tha se simbolizon qëndrueshmëri dhe forcë.
“Një kampion i vërtetë nuk përcaktohet vetëm nga fitoret, por nga përkushtimi, këmbëngulja, karakteri dhe shpirti i tij.Robin Krasniqi, ju mishëroni të gjitha këto cilësi dhe jo vetëm. Faleminderit që e keni vënë vendin tonë në hartat botërore dhe që na bëni gjithmonë krenar me arritjet tuaja