UBT News

Rama e Mehmeti marrin pjesë në certifikimin e personelit të FSK-së dhe Policisë për snajper

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Gjenerallejtënant Rrahman Rama dhe Drejtori i Policisë së Kosovës Samedin Mehmeti morën pjesë në certifikimin e personelit të FSK-së dhe Policisë së Kosovës për snajper.

Forca e Sigurisë së Kosovës dhe Policia e Kosovës ndërveprueshmërinë e tyre po e realizojnë me aktivitete konkrete me angazhime e trajnime të përbashkëta, në ngritjen e kapaciteteve njerëzore e taktike.

Ngritja e kapaciteteve profesionale dhe taktike është prioritet i FSK-së, ku nga sot FSK-së i shtohen kuadro specialistike, mirë të përgatitura nga instruktorë të Policisë së Kosovës në fushën specialistike të shenjëtarisë, asete shtetërore këto qëpërdoren për të mirën e të gjithëve.

Komandanti i FSK-së dhe Drejtori i Policisë së Kosovës vlerësuan lartë angazhimin e përbashkët nëmbështetje të autoriteteve civile dhe ndërveprueshmërinë në mes dy institutcioneve dhe u zotuan për bashëpunim dhe koordinim edhe për aktivitete e trajnime të përbashkëta në fushën e sigurisë.

Burimi: Kosovapress

Exit mobile version