Kompania e modës, Ralph Lauren ka kërkuar falje për shitjen e një artikulli për të cilin dyshohet se ka kopjuar dizajne indigjene meksikane.
Rrjeti amerikan i modës u akuzua për “plagjiaturë” nga gruaja e presidentit të vendit, Beatriz Gutiérrez. Akuza të tjera të ngjashme janë drejtuar edhe ndaj markave të njohura të modës.
Ralph Lauren tha se u habit kur e pa veshjen në fjalë ende në shitje, pasi muaj më parë lëshoi një urdhër “për ta hequr atë”. Në një deklaratë, kompania e veshjeve tha se po punon për të kuptuar se si produkti përfundoi ende te shitjet dhe se i vjen “thellësisht keq për atë që ndodhi”.
Agjencia e lajmeve Reuters raportoi se i njëjti artikull po shitet në internet për qindra dollarë./UBTNews/