UBT News

Rakitic paralajmëron shokët, iu tregon se çfarë i pret në ‘Camp Nou’

Sevilla ka marrë fitore të madhe në ndeshjen e parë në Copa del Rey, duke e mposhtur 2-0 Barcelonën.

Sido që të jetë, Ivan Rakitic, ish-lojtari i Barcelonës, mendon se gjithçka është ende e hapur.

Ai e di çfarë do të thotë Camp Nou dhe kundër kujt do të kenë punë në sfidën e ardhshme.

“Duhet të jemi të lumtur për këtë fitore, morëm rezultat shumë pozitiv. Por, duhet të kemi kujdes sepse do të jetë shumë e vështirë në sfidën e kthimit në Camp Nou, sepse do të përballemi me njërën prej ekipeve më të mira”, u shpreh Rakitic.

Exit mobile version