UBT News

Rajoni i liqenit të Ohrit ruan statusin e UNESCO-s

Rajoni i liqenit të Ohrit nuk përfshihet në listën e Trashëgimisë Botërore Kulturore dhe Natyrore në Rrezik, duke ruajtur statusin e UNESCO-s.

Komiteti i Trashëgimisë Botërore në seancën e 44-të plenare të mbajtur në Kinë vendosi t’i japë Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë një afat shtesë për të vepruar në përputhje me rekomandimet e misioneve reaktive të UNESCO-s.

Ndryshimet e miratuara në projektvendimin e propozuar nga grupi i punës nënkuptojnë fshirjen e dispozitës që parashikonte zhvendosjen e rajonit të Ohrit në listën e vlerave të rrezikuara, si dhe korrigjimet në një pjesë të vendimit me afate shtesë të përcaktuara saktësisht për të vepruar në rekomandimet dhe monitorimin e rreptë të aktiviteteve.

Rajoni i liqenit të Ohrit, u bë pjesë e Trashëgimisë Botërore në 1979 për vlerat e ruajtjes së natyrës dhe një vit më vonë për vlerat e trashëgimisë kulturore.

Rajoni përfshin edhe pjesën tjetër të liqenit të Ohrit, të vendosur në Shqipëri.

Exit mobile version