Presidenti iranian Ebrahim Raisi ka mbrojtur pasurimin e uraniumit në vendin e tij, duke pretenduar se ishte një përgjigje ndaj shteteve evropiane që nuk e përmbushin marrëveshjen bërthamore të vitit 2015.
“Në fillim, ne nuk po kërkonim nivele 60% të pasurimit. Ata (shtetet evropiane) shkelën angazhimet e tyre”, tha Raisi për Fareed Zakaria të CNN.
“Ajo që bëri Republika Islamike e Iranit ishte në përgjigje të një shkeljeje të angazhimit të nënshkruesve të marrëveshjes (së vitit 2015)”./UBTNews/