UBT News

Raiola hedh benzinë: Pogba nuk është i lumtur, duhet të ndryshojë ambient

Agjenti Mino Raiola ka pranuar se Paul Pogba s’është i lumtur te Manchester Unitedi dhe se Juventusi mund të jetë destinacioni i tij i radhës.

Ish-lojtari i “Zonjës së Vjetër” ka kontratë me Unitedin deri në qershor të vitit 2022, por Raiola thotë se mund të largohet qysh në janar.

“Është e kotë, s’është i lumtur në Manchester. Nuk mund të shprehë më veten sikur që pritej nga ai dhe siç do ai. I duhet të ndërrojë ekip, të ndryshojë ambient. Ka kontratë që skadon për një vit e gjysmë, por mendoj se zgjidhja më e mirë për të gjitha palët do të ishte të shitej në afatin e ardhshëm kalimtar”, ka thënë ai për “Tuttosport”.

Raiola ka thënë se Unitedi rrezikon ta humbë Pogban si lojtar të lirë.

Mesfushori francez është i lidhur me një rikthim në Juventus. Ky është opsion real sipas Raiolas.

“Pse jo? Në mes tjerash, marrëdhënia mes klubit dhe ish-bashkëlojtarëve të tij është e shkëlqyeshme”, ka vazhduar agjenti i famshëm./UBTNews

Exit mobile version