UBT News

Rahimi para ndeshjes me Andorrën: Do ta japim 100 përqindshin tonë

Sonte me fillim nga ora 19:00 në stadiumin “Fadil Vokrri”, do të mbahet ndeshja Kosovë – Andorë.

Kombëtarja U21 e ka mbajtur dje seancën e fundit stërvitore për ndeshjen e nesërme kundër Andorrës në kuadër të Grupit 3 për kualifikimet e Kampionatit evropian të grupmoshës nën 21-vjeç.

Dardanët e rinj në këtë ndeshje vijnë pas humbjes nga Austria, në të cilën patën paraqitje shumë të mirë, por që u ndëshkuan me një gol të minutave të fundit.

Skuadra jonë do të paraqitet me disa mungesa, meqë katër futbollistë dhe një anëtar i stafit kanë rezultuar pozitiv në testin për Covid-19, me ç’rast janë izoluar nga pjesa tjetër e ekipit dhe i janë shtruar sërish ritestimit.

Mbrojtësi i Kosovës U21, Fuad Rahimi u deklarua para ndeshjes me Andorrën.

Ne jemi të gatshëm për ndeshjen me Andorrën dhe do të japim 100 përqindshin tonë. E dimë që Andorra është ekip që duhet respektuar, ngase në ndeshjen e fundit ka barazuar me Anglinë (3:3), por ne presim fitore dhe secili prej nesh do të luftojë fortë në fushën e gjelbër për t’ia arritur këtij qëllimi. Normalisht, në fund mbetet të shohim se çfarë do të tregojë loja, por jemi optimist se kësaj radhe do të krijojmë më shumë raste dhe do t’i shfrytëzojmë ato.”, deklaroi ai për faqen e FFK-së.

Exit mobile version