Përzgjedhësi i Kombëtares U21, Rafet Prekazi ka publikuar listën e futbollistëve për dy ndeshjet e radhës në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian U21, kundër Shqipërisë, më 13 nëntor në stadiumin “Fadil Vokrri” dhe kundër Turqisë, më 17 nëntor në Samsun.
Stërvitja e parë e Dardanëve të rinj bëhet të hënën më 9 nëntor në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas, në orën 14:00.
