Rafael Nadal thotë se nuk e di se kur do të luajë sërish pas humbjes në raundin e katërt të US Open.
Spanjolli 36-vjeçar u mposht në katër sete nga amerikani Frances Tiafoe të hënën.
“Duhet të kthehem. Duhet të rregulloj gjërat, jetën, pastaj nuk e di se kur do të kthehem”, tha 22 herë kampioni i Grand Slam.
“Do të përpiqem të jem i gatshëm mendërisht. Kur të ndihem se do të jem gati për të garuar përsëri, do të jem atje”.
Nadal është planifikuar të luajë në Laver Cup, së bashku me Roger Federer, Novak Djokovic dhe Andy Murray, në Londër nga 23-25 shtator.
Humbja ndaj Tiafoe ishte humbja e parë e Nadalit në një Grand Slam këtë vit.
US Open, të cilin ai po kërkonte ta fitonte për herë të pestë, ishte vetëm turneu i dytë që ai kishte luajtur që kur u tërhoq nga gjysmëfinalet e Wimbledonit pasi kishte një lëndim.
“Dallimi është i lehtë: Unë luajta një ndeshje të keqe dhe ai luajti një ndeshje të mirë”, tha Nadal, i cili fitoi titujt e Australian Open dhe French Open këtë vit.
“[Unë] nuk isha mjaftueshëm i shpejtë në lëvizjet e mia. Ai ishte në gjendje ta merrte topin shumë herë shumë herët”, shpjegoi ai.
“Tenisi është një sport pozicioni. Duhet të jesh shumë, shumë i shpejtë dhe shumë i ri. Unë nuk jam më në atë moment”./UBTNews/