Tenisti i njohur, Rafael Nadal rezultoi pozitiv me COVID-19 pasi u kthye në Spanjë nga Abu Dhabi. Lajmin e konfirmoi Nadal përmes një postimi në Twitter.
Nadal tha se u testua gjatë gjithë kohës sa ishte në Kuvajt dhe Abu Dhabi, e madje edhe të premten rezultoi negativ për COVID-19./UBTNews