Pesë xhirot e para të Superligës së Kosovës në basketboll tashmë janë kompletuar, javë të cilat kanë sjellë ballafaqime spektakolare e rivalitet të jashtëzakonshëm.
Renditja tabelare pas këtyre pesë xhirove tregon qartë se ndërmjet cilave skuadra do të zhvillohet lufta për titullin e kampionit.
Është kampioni aktual, Peja që kryeson tabelën me 10 pikë, e ndjekur nga Trepça dhe Sigal Prishtina me nga nëntë sosh.
E pikërisht xhiros e radhës është ajo që do të sjellë përplasjen e madhe në basketbollin kosovarë, atë ndërmjet Sigal Prishtinës dhe Pejës, sfidë e cila do të zhvillohet në fundjavën e ardhshme.
Në xhiron e pestë, Sigal Prishtina mposhti Bashkimin me rezultat 91-89, kurse Peja triumfoi kundër Istogut me rezultat 84-69.