UBT News

Radcliffe zbulon se cilin karakter të “Harry Potter” do e luante tani

Daniel Radcliffe nuk e përjashton një rikthim të mundshëm në universin e Harry Potter!

Ndërsa promovonte sezonin e tretë të serialit të tij Miracle Workers, aktori 32-vjeçar zbuloi se cilët personazhe të Harry Potter do të donte të luante në një ribërje të mundshme.

“Me gjasë do të doja të shkoja me Sirius [Black] ose [Remus] Lupin” tha Daniel në podkastin e Happy Sad Confused. “Ata ishin gjithmonë dy personazhet që unë thoja “janë të shkëlqyeshëm”.

Në filmat e Harry Potter, Gary Oldman luajti Sirius Black, ndërsa David Thewlis luajti rolin e Remus Lupine.

Exit mobile version