Policia e Madridit ka arrestuar katër individë të dyshuar për nxitje të urrejtjes në rrjetet sociale kundër yllit të Real Madridit, Vinicius Jr. Arrestimet ndodhen pas incidenteve që ndodhën në ditët përpara derbit të fundit në kryeqytetin spanjoll, i mbajtur në stadiumin “Metropolitano” më 29 shtator.
Tifozët e supozuar “Colchoneros” inkurajuan shokët e tyre të merrnin pjesë në ndeshje dhe të lëshonin fyerje raciste ndaj lojtarit brazilian. Sipas deklaratës së policisë, “Ata i nxitën tifozët përmes rrjeteve sociale që të shkonin në stadium për të shqiptuar fyerje raciste ndaj lojtarit.”
Policia nuk e ka përjashtuar mundësinë e arrestimeve të reja në lidhje me këtë çështje. Hetimet janë nisur pas paraqitjes së tri ankesave nga La Liga për atë ndeshje, e cila hyri në histori edhe për shkak të teprimeve të tjera nga tifozët vendas.
Ndeshja derbi përfundoi me rezultatin 1-1, por u ndal për shkak të një incidenti ku një çakmak u hodh ndaj portierit Thibaut Courtois. Dënimi disiplinor për këtë incident përfshinte një ndeshje pa tifozë për Atletico Madridin dhe një gjobë për klubin./UBTNews/