Rachel Zegler, e cila do të bëjë debutimin e saj në filmin e metrazhit të gjatë në dhjetor, në “West Side Story”, të drejtuar nga Steven Spielberg, pritet të luajë princeshën e Disney-it, Borëbardhen, në një “live-action” të historisë së këtij filmi.
“Aftësitë e jashtëzakonshme vokale të Rashelit janë vetëm fillimi i dhuratave të saj. Forca, inteligjenca dhe optimizmi i saj do të bëhen një pjesë integrale e rizbulimit të gëzimit në këtë përrallë klasike të Disney,” tha drejtori Marc Webb në një deklaratë.
Webb, filmat e tjerë të të cilit përfshijnë “(500) Days of Summer” dhe “The Amazing Spider-Man”, është nënshkruar për të drejtuar shfaqjen e re të Snow që nga maji 2019.
Prodhimi parashikohet të fillojë në vitin 2022. / klankosova.tv