Rachel McAdams më në fund ka zbuluar pse nuk mori pjesë në reklamën epike të Black Friday Walmart 2023 dhe nuk u ribashkua me aktoret e tjera të “Mean Girls”, Lindsay Lohan, Amanda Seyfried dhe Lacey Chabert.
“Mendoj se nuk isha aq e emocionuar për të bërë një reklamë“, tha ajo për Variety. “Unë kurrë nuk kam bërë reklama”.
McAdams gjithashtu pranoi se nuk e kishte idenë se aktoret e tjera do të përfshiheshin në reklamë.
“Natyrisht, do të më pëlqente gjithmonë të isha pjesë e një ribashkimi ‘Mean Girls’, por e zbulova më vonë”, tha aktorja./UBTNews/