UBT News

Rachel DeLoache Williams e paditi Netflixin për shpifje

Një ish-redaktore fotografie e paditi Netflixin për mënyrën se si ajo u portretizua në serialin “Inventing Anna”.

Rachel DeLoache Williams ishte ndër njerëzit e vërtetë që u përshkruan në dramën e jetës së vërtetë rreth “trashëgimtares së rreme” Anna Delvey, e njohur si Anna Sorokin.

Por në padinë e Williams thuhet se ajo u përshkrua si e pabesë, manipuluese e frikacake. Nga ana tjetër, Netflix deri më tani nuk e ka komentuar rastin./UBTNews/

Exit mobile version