Ylli i muzikës R&B R.Kelly, ka humbur peshë dhe ka humbur shumë para, në pritje të gjykimit të tij, nën akuzat për shfrytëzim seksual, që pritet të nisë në javën e ardhshme, kanë bërë të ditur avokatët e tij.
Ai akuzohet për udhëheqjen e një ndërmarrje të menaxherëve, truprojave dhe punonjësve të tjerë që e ndihmuan atë të rekrutonte gra dhe vajza për seks, ndonjëherë në koncerte dhe vende të tjera. Ai është deklaruar i pafajshëm për shantazh, ryshfet, shtrëngim, joshje dhe trafikim seksual.
Devereaux Cannick, njëri prej avokatëve të tij, i ka thënë gjyqtarit në një seancë dëgjimore të martën se artisti, ka nevojë të furnizohet me veshje të reja, pasi është duke humbur shumë peshë në burg.
Avokati po ashtu ka kërkuar nga gjykata që transkriptet të sigurohen pa kosto pasi Kelly, nuk ka mundur të punojë në dy vitet e fundit.