Ish-ylli i R&B, R. Kelly, është dënuar në Çikago me një vit më shumë burg, krahas 30 viteve që ai po vuan nga një dënim i mëparshëm në New York. Viti shtesë rrjedh nga një vendim i dhënë shtatorin e kaluar në një gjykatë në Illinois, në të cilin ai u shpall fajtor për abuzim seksual dhe regjistrim pornografie me tre viktima të mitura.
Avokatja e Kelly-t, Jennifer Bonjean, i kishte kërkuar gjykatësit një dënim 10-vjeçar për t’u vuajtur njëkohësisht me dënimin në New York. 56-vjeçari aktualisht pritet të vuajë dënimin deri në fund të 80-tave.
CBS Chicago raportoi se Kelly u dënua me 240 muaj gjithsej, por 228 prej këtyre muajve do të kryhen njëkohësisht me dënimin e tij federal në New York, që do të thotë se ai do të vuajë vetëm një vit më shumë për akuzat e Illinois.
Javën e kaluar, prokurorët kishin kërkuar që Kelly të dënohej me 25 vjet burg për dënimin federal të Illinois, që do ta vuante vetëm pas përfundimit të dënimit aktual 30-vjeçar të burgut në New York./Revistaclass