UBT News

Qyteti francez beson se Madonna e zotëron një vepër arti të humbur gjatë luftës, kërkon nga ajo t’ia huazojë

Kryetari i qytetit Amiens në Francën veriore, i ka kërkuar yllit Madona t’i huazojë qytetit një pikturë të shekullit të 19-të e cila humbi gjatë Luftës së Parë Botërore, e që besohet të jetë blerë nga këngëtarja. Amiens synon të bëhet Kryeqytet i Kulturës Evropiane.

Piktura “Diana dhe Endymion” nga Jérôme-Martin Langlois, e cila paraqet perëndeshën romake Diana duke e shikuar me dashuri Endymionin e pashëm, dikur ishte ekspozuar në një muze të Amiens, por humbi pasi Gjermania bombardoi qytetin në vitin 1918.

E përditshmja franceze Le Figaro raportoi se piktura, ose pothuajse identike, doli në shitje në ankand në New York në vitin 1989, dhe Madonna pagoi 1.3 milion dollarë për të.

Amiens, qyteti në të cilin lindi presidenti francez, Emmanuel Macron, është kandidat për të qenë Kryeqyteti i Kulturës Evropiane në vitin 2028./UBTNews/

Exit mobile version